LAJMI I FUNDIT:

Android bëhet me 700 mijë aplikacione

Android bëhet me 700 mijë aplikacione

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg, thuhet se Google ka arritur edhe një rekord të ri me dyqanin e saj të aplikacioneve, Google Play, në të cilin tani janë më shumë se 700.000 aplikacione në dispozicion për përdoruesit.

Natyrisht, se kjo shifër duhet të konfirmohet edhe nga Google, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Google do ta publikojë lajmin gjatë javës së ardhshme, thuhet sipas Bloomberg.

Në anën tjetër, në ngjarjen e lansimit të iPad Mini, Apple kishte thënë se ka arritur në 700.000 aplikacione, mirëpo dihet se Apple gjithnjë ka udhëhequr në këtë drejtim.

Tani, mbetet të shihet nëse Apple do të barazohet me Google sa i përket aplikacioneve, apo Google do të rritet më shpejtë sesa rivali i saj kryesor në platformat mobile. / Telegrafi /