Trajnerja e Kombëtares së Kosovës në futboll, suedezja Anneli Karin Andersen ka folur në një konferencë para mediave para ndeshjes së nesërme ndaj Belgjikës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Andersen debutoi me humbje 5-1 ndaj Norvegjisë, por thotë se nga ajo ndeshje deri më tani kanë punuar shumë në stërvitje për të pasur paraqitje më të mirë ndaj Belgjikës.
“Kemi pasur një lojë periudhë mjaftë intensive dhe po ashtu presim një lojë mjaftë të vështirë nesër. Jemi duke u përgatitur e po ashtu jemi duke ushtruar megjithatë e dimë që nesër do të jetë një lojë jo e lehtë…E keni parasysh kemi vetëm dy ditë për t’u përgatitur dhe nuk ka qenë shumë e lehtë. Sa i përket startit ka qenë i mirë. 90 minuta në përgjithësi kanë qenë të mira megjithatë ka pasur edhe pjesë ku pritet përmirësim, kur them pritet përmirësim, pritet përmirësim i dukshëm, përmirësim i madh”, tha Hendersen.
Ajo shtoi se Kosova ka nevojë për një bazë më të gjerë të femrave që e praktikojnë futbollin në mënyrë që të arrihen suksese më të shpejta dhe më të mëdha.
“Për të pasur sukses duhet të kemi shumë durim dhe duhet ca kohë. Nuk do të thotë që për një kohë të shkurtër do të mund të zgjidhen të gjitha problemet që janë aktualisht por duhet po ashtu praktika është ajo që na mundëson që të arrijmë diçka dhe për të pasur praktikë ne duhet të ushtrojmë. Sa më shumë që të ushtrojmë do të jemi të gatshëm edhe të luajmë më mirë. Po ashtu do të doja të theksoj se për të pasur sukses dhe për të pasur më shumë mundësi duhet të kemi një bazë më të gjerë të fermave të cilat e praktikojnë lojën e futbollit në mënyrë që të kemi një bazë më të gjerë që të arrijmë sukses më të madh”, tha më tutje trajnerja suedeze.
Optimiste para ndeshjes me Belgjikën u shprehën dy futbollistete e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj dhe Erleta Mehmetaj.
“Atmosfera është shumë e mirë, me trajneren me stafin e ri. Kemi punuar shumë mirë edhe pse me Norvegjinë humbëm por loja jonë ka qenë shumë e mirë. Jemi komponuar shumë mirë si ekip, jemi munduar ta bëjmë më të mirën të mundshme, por normalisht futbolli i ka këto. Ne e njohim Norvegjinë sikurse edhe Belgjikën që e kemi nesër. Këto janë kombëtare të mëdha të cilat kanë shumë ndeshje para nesh, janë formuar shumë para nesh dhe normalisht neve na mbetet vetëm të punojmë çdo ditë që të japim maksimumin dhe të bëjmë më të mirë për shtetin tonë, për flamurin tonë”, tha Halilaj.
“Besoj çdo fillim është i vështirë kur vjen me një ekip të rë që nuk i njeh lojtaret, por e kemi pasur ne këtë kohë që ishim bashkë edhe është një kohë e shkurtër, kemi kaluar shumë bukur edhe jemi përgatitur pak më ndryshe. Vjen trajnerja me të tjera eksperienca dhe një imput më ndryshe dhe besoj që është mirë për ekipin edhe jemi përgatitur dhe i kemi parë sesionet e Belgjikës dhe jemi përgatitur, sot është trajnimi i fundit para lojës dhe besoj që do të kalojmë shumë bukur.”, tha Mehmetaj.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Blegjikës në konkurencën e femrave zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës