Site icon Telegrafi

Ancelotti zgjedh 11-shin e kombinuar për El Clasico, lë jashtë një super yll

Carlo Ancelotti ka zgjedhur 11-shën më të mirë për El Claciso, ndërsa ka zgjedhur Neymarin para Gareth Bale, në një skuadër të kombinuar.

Ancelotti ka shkruar për sajtin kinez Sina Sports, ku ka zgjedhur një formacion të kombinuar.

Ai për qendër të mbrojtjes ka zgjedhur Gerard Piquen para Pepes dhe Sergio Ramosin para Javier Mascheranos, Marcelo para Jordi Alba dhe Sergio Busquetsin e Ivan Rakiticin para Casemiros dhe Toni Kroosit.

Megjithatë befasia qëndron te sulmi ku ai ka zgjedhur Neymarin para Bale.

“Neymar është rritur në këtë sezon dhe kjo është e çartë. Performancat e tij janë spektakolare dhe ka filluar të luajë rol të rëndësishëm në skuadër”.

“Ai është duke luajtur pjesën më të mirë në karrierë. Bale po ashtu ka qenë venditmar për skuadrën, por ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit. Në këtë moment Neymar është më i mirë”, ka thënë Ancelotti.

Në disa pozita ai nuk ka mundur të bëjë diferencën duke zgjedhur dy lojtarë.

Ancelotti El Clasico XI: Bravo/Navas; Alves/Carvajal, Pique, Ramos, Marcelo; Busquets, Rakitic, Iniesta/Modric; Messi/Ronaldo, Suarez/Benzema, Neymar. /Telegrafi/

Exit mobile version