Carlo Ancelotti nuk është i surprizuar pasi Napoli punësoi ‘mikun’ e tij Walter Mazzarri për të zëvendësuar Rudi Garcian.
Napoli do të udhëtojë në Spanjë për t’u përballur me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve nesër (e mërkurë), katër ditë pas fitores në udhëtim ndaj Atalantas me rezultat 2-1, në atë që ishte ‘debutimi i dytë’ i Mazzarrit në stolin e napolitanëve.
Ancelotti fitoi takimin e parë në Itali muajin e kaluar, duke mposhtur ekipin e Garcias me rezultat 3-2 në “Stadio Maradona”.
Tekniku italian foli për rikthimin e Mazzarit në konferencën për shtyp para ndeshjes të martën.
“Nuk jam i surprizuar. Ai është një trajner që ka eksperiencë, një mik i imi i mirë dhe mendoj se një trajner i ri gjithmonë sjell motivim të ri tek lojtarët”, ka thënë Ancelotti.
Gjigantët e La Ligas do të futen në këtë ndeshje me një sërë mungesash duke filluar nga Courtois, Kepa, Militao, Tchouameni, Camavinga, Modric, Guler dhe Vinicius, por Ancelotti, është fokusuar diku tjetër.
“Të flasësh për problemet që kemi dhe lëndimet duket si një mungesë respekti për këta që do të luajnë dhe që janë duke bërë mirë”, u shpreh ai.
“Ata janë duke kontribuar në një mënyrë që nuk e prisja. Nëse ne jemi në gjendje të mbajmë ritmin me këto probleme do të thotë që skuadra është shumë e mirë”.
Jude Bellingham është i gatshëm për lojë dhe do të jetë rreziku kryesor për Napolin, veçanërisht pasi me paraqitjen e tij në Itali u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, duke kontribuar në fitoren e madrilenëve me një gol.
“Lojtarët anglezë ndonjëherë kanë vështirësi për t’u adaptuar me futbollin spanjoll. Bellingham është fantastik dhe i pjekur që adaptohet në çdo shtet të botës”, përfundoi Ancelotti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë