Site icon Telegrafi

Ana de Armas rikrijon fustanin ikonik të Marilyn Monroe në ‘Oscars 2023’

De Armas – e cila është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Bonde” – risolli fustanin e Monroe të veshur në vitin 1962 për t’i kënduar John F. Kennedy-t “Happy Birthday, Mr. President”

Së pari, aktorja bëri homazhe për yllin e Hollywood-it të shtunën mbrëma, e veshur me një fustan nude të David Koma, në Netflix’s pre-Oscar party, përpara tapetit të kuq të mbrëmjes së sotme.

Fustani ishte me stilin korse dhe përmbante temina tonale. Aktorja e “Knives Out” e kombinoi atë me taka po ashtu nude me majë dhe një çantë kuti jeshile me thekse ari.

Të dielën, de Armas veshi një tjetër fustan bezhë mahnitës, po prapë stil korse nga Louis Vuitton.

Sigurisht, de Armas nuk është ylli i parë që ka risjellë fustanin “Happy Birthday” të Marilyn Monroe të vitit 1962 në tapetin e kuq.

Vitin e kaluar, Kim Kardashian shkaktoi mjaft polemika kur ajo veshi fustanin origjinal të aktores së ndjerë në “Met Gala” –duke shkaktuar debate nëse ajo e dëmtoi veshjen historike.

Sa i përket de Armas, pamja e saj përshtatet me fustanet e stilit Marilyn që ajo veshi në premierat e “Blonde” në Hollywood dhe Venecia, duke përfshirë një fustan me tegela argjendi dhe një fustan rozë me pala.

Ndoshta “prania” e Monroe do t’i japë asaj fat sonte, shkruan Class. /Telegrafi/

Exit mobile version