Please enter at least 3 characters.

Zyrtarët e CDC janë "besnikë ndaj shkencës dhe jo administratës amerikane", thotë ish-drejtori

2020/09/ab3745eb-e844-4b99-bf2d-e82eb0a5163c.jpg
515:"WASHINGTON, DC - MAY 06: Former Director of the Centers for Disease Control and Prevention Dr. Tom Frieden (2nd L) gets ready to leave after a hearing on COVID-19 Response before the Subcommittee on the Departments of Labor, Health and Human Services, Education, and Related Agencies of the House Appropriations Committee May 6, 2020 on Capitol Hill in Washington, DC. The subcommittee held the hearing with social distancing and enhanced precautions due to the COVID-19 outbreak. (Photo by Alex Wong/Getty Images)
12:"Getty Images

Zyrtarët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk janë "besnikë ndaj administratës. Ata janë besnikë ndaj shkencës”, tha sh-drejtori i CDC-së, Tom Frieden.

"Unë i njoh mirë mjekët dhe shkencëtarët në CDC", tha Frieden në një konferencë të organizuar nga Shoqata e Sëmundjeve Infektive të Amerikës. "Ata janë të përkushtuar për të ndaluar sëmundjen kudo dhe kurdo që të shfaqet", raporton CNN.

Frieden, i cili tani është President dhe CEO i nismës globale të shëndetit Resolve to Save Lives, tha se CDC-ja nuk është besnike ndaj asnjë partie politike, transmeton Telegrafi.

"Premtimi i CDC-së për popullin amerikan është që të bazojë të gjitha vendimet në të dhënat me cilësi më të lartë, të nxjerra hapur dhe objektivisht", tha ai.

Ai tha se pengu është pjesë e ADN-së së CDC-së.

"Kam frikë se ajo që disa mund ta shohin si pabesi ndaj një individi në të vërtetë është besnikëri ndaj çështjes së mbrojtjes së popullit amerikan", tha Frieden. /Telegrafi/