Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Smalling e Zappacosta largohen nga Roma

2020/08/lp_11520719.jpg
298:"esclusiva AS Roma Foto Luciano Rossi/AS Roma/ LaPresse 20/07/2020 Roma ( Italia) Sport Calcio Allenamento Trigoria Roma Nella foto: Davide Zappacosta AS Roma exclusive Photo Luciano Rossi/ AS Roma/ LaPresse 20/07/2020 Rome Italy Sport Soccer Training Trigoria Rome In the pic: Davide Zappacosta
8:"LAPRESSE

Roma ka njoftuar se Chris Smalling dhe Davide Zappacosta janë rikthyer te Manchester United, respektivisht te Chelsea.

Giallorossët e kishin mbrojtësit anglez dhe atë italian në huazim për një edicion, mirëpo që nuk arritën t'i kompletonin blerjet e tyre.

Roma njoftoi se të dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së tyre ndaj Sevillës në Ligën e Evropës që zhvillohet këtë të enjte.

"Duam që t'i falënderojmë Chirisin dhe Daviden për profesionalizimin që kanë treguar në këtë edicion", ka thënë drejtori gjeneral i Romës, Guido Fienda.

"Që të dy kanë treguar respekt dhe dedikim për projektin e klubit, mirëpo që ata rikthehen te klubet paraprake", ka thënë ai më tej.

Smalling ka zhvilluar 37 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola, ndërsa Zappacosta ka luajtur vetëm nëntë herë. /Telegrafi/