Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ibrahimovic nuk luan në Kupën e Botës

2018/04/Zlatan-Ibrahimovic-Suedi-e1524754015455.jpg
262:"NICE, FRANCE - JUNE 22: A dejected Zlatan Ibrahimovic of Sweden leaves the field after defeat in the UEFA EURO 2016 Group E match between Sweden and Belgium at Allianz Riviera Stadium on June 22, 2016 in Nice, France. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Milanit shumë skuadrave tjera të mëdha evropiane, Zlatan Ibrahimovic, nuk do të luajë në Kupën e Botës.

Golashënuesi më i madh i të të gjitha kohërave i ekipit kombëtar suedez ishte pensionuar nga detyra ndërkombëtare pas Euro 2016.

Por, spekulimet nuk janë ndalur asnjëherë dhe së fundi u përfol se ai mund të kthehej te Suedia për Kampionatin Botëror në Rusi.

Megjithatë, trajneri Janne Anderson tha këtë javë se ai nuk do ta ftonte atë, dhe sot është konfirmuar edhe nga qarqe tjera se Ibra nuk do të jetë në Kupën e Botës.

 Ibrahimovic është idhulli i tifozëve suedezë (Getty Images) 

"Kam biseduar me Zlatan të martën", ka thënë fillimisht menaxheri i ekipit kombëtar, Lars Richt, në një deklaratë në faqen zyrtare të SvFF.

"Ai më njoftoi se nuk kishte ndryshuar mendjen për të luajtur për ekipin kombëtar".

"Është një jo e prerë nga ai", përfundoi menaxheri i Suedisë.

Ndryshe, kundër Ibrahimovicit në ekipit kombëtar për "Rusia 2018" kanë dal edhe disa futbollistë. /Telegrafi/