Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Qëndrim Dautaj

2019/06/65386681_440418999877455_13140465327013888_n.jpg

Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit, ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë Telegrafi.

Lojtari është pjesë e skuadrës së anamoravës duke braktisur radhët e ekipit që drejtohet nga trajneri, Bylbyl Sokoli, Ferizaj.
Në fakt, ky është një rikthim në skuadrën e Gjilanit pasi që më parë ishte pjesë e "Skifterave", ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuqebardhë.

"Futbollisti i lindur në Deçan, karrierën e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit, ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës".

"Ai ka veshur fanellat edhe të disa skuadrave të tjera duke përfshirë të Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit", shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Ndryshe, në edicionin e fundit shënoi gjashtë gola dhe i ndihmoi shokët me katër asistime, me ç'rast ishte edhe ndër mesfushorët më produktiv në IPKO Superligën e Kosovës. /Telegrafi/