Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Brajan Gruda kalon te Brightoni

2024/08/gruda-1212.jpg

Sulmuesi anësor me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda zyrtarisht është futbollist i Brightonit në Ligën Premier.

Brightoni e zyrtarizoi mesfushorin me tipare sulmuese të mërkurën, duke e transferuar nga Mainzi i Bundesligës.

Gruda ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të vitit 2028.]

20-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Mainzit në edicionin e kaluar, kur luajti në 28 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar katër gola e duke dhuruar tri asistime.

Në Bundesligë, Gruda debutoi në vitin 2023 si 18-vjeçar kundër Borussia Dortmundit.

Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë nga mosha 15-vjeçare, ku me U21 të Gjermanisë ka shtatë paraqitje.

Sipas mediave angleze transferimi i Grudës i ka kushtuar Brightonit rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/