Zyrtare: Besa ia vazhdon kontratën Morinës
Krahas tyre, sipas njoftimit të Besës në ‘Facebook’, marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimin është arritur edhe me trajnerin Arbnor Morina.
“Kryesia KF Besa pas përmbylljes së kampionatit dhe analizimit të rrjedhave në sezonin 2014/2015, pati një takim me grupin e futbollistëve dhe shtabit profesional të KF Besa. Me këtë rast u diskutua ecuria e KF Besa në këtë sezon dhe u prezantua vizioni i kryesisë se klubit për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Besës, transmeton GazetaOlle.
“Përveç disa futbollistëve që kanë kontrata valide, deri në janar 2016, poashtu në parim u arrit dakordi për vazhdimin e kontratave me të gjithë futbollistët dhe kryetrajnerin e shtabit teknik.
Në ditët në vazhdim do t’i shpalosim synimet tona, përforcimet e synuara dhe do të prezantojmë planin e punës dhe veprimit për sezonin 2015/2016, sezon kjo e cila shpresojmë se do të jetë edhe dalja e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera në komunikatë.
Besa e mbylli kampionin si nënkampion dhe arriti deri në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës. /Telegrafi/


