Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Dardan Jasharin

2019/01/50286136_2246926625545043_4131789316487643136_n.jpg

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Ballkani nga Theranda ka vazhduar me përforcime.

Klubi nga Theranda ka transferuar mbrojtësin me përvojë të madhe në elitën e futbollit kosovar, Dardan Jashari.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Ballkanit nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Jashari i është bashkuar Ballkanit nga skuadra e Llapit kur qëndroi për disa sezone në Podujevë.

“Dardan Jashari është futbollist i ri i Ballkanit. Falënderojmë Llapin për mundësinë e bashkëpunimit”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit.

Jashari është prezantuar në zyrat e klubit dhe ka zgjedhur fanellën me numrin gjashtë.

Kujtojmë që klubi nga Theranda synon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa është edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës ku synojnë triumfin në këtë garë. /Telegrafi/