Zubimendi i gatshëm ta refuzojë Arsenalin, po pret telefonatën e Real Madridit
Real Madridi raportohet se ka ende një mundësi që t’ia rrëmbejë Arsenalit transferimin e Martin Zubimendit.
Sipas mediumit spanjoll Cope, lëvizja ambicioze e Arsenalit për Zubimendin papritmas është vënë në dyshim, me Madridin që tashmë po konsiderohet si një destinacion potencial i mesfushorit.
‘Topçinjtë’ kohë më parë arritën marrëveshje verbale me 26-vjeçarin dhe janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh.
Një njoftim formal besohej se ishte gjëja e vetme që po mungonte, por zhvillimet e fundit sugjerojnë se situata mund të mos jetë aq e sigurt sa mendohej.
Ani pse të gjitha shenjat të çojnë drejt një lëvizje në Londër, burimet e Cope nga regjioni bask sugjerojnë se mesfushori nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
‘Los Blancos’ po shikojnë që ta përmirësojnë mesfushën e tyre dhe profili i Zubimendit i përshtatet atyre.
Cope shton se në rast se Madridi është plotësisht i përkushtuar për ta transferuar atë, atëherë reprezentuesi spanjoll me gjasë do të favorizonte një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.
Shqetësimet në kampin e Arsenalit janë të kuptueshme, veçanërisht kur ekziston rreziku i një episodi që ndodhi verën e kaluar.
Liverpooli, me shumëbesimkishtearriturnjëmarrëveshjepërZubimendindheishtepërgatiturqë ta paguanteklauzolën e tijtëlirimit, poratambetëntështangurkurlojtarivendosiqëtëqëndrojë tek Real Sociedadi./Telegrafi/


