Please enter at least 3 characters.

Zogaj kërkon falje për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë: Jemi duke e zhbllokuar situatën

2016/12/Alban-Zogaj-foto-Ridvan-Slivova-16-e1653386879564.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina si dhe tregon se janë duke e zhbllokuar këtë situatë.

Zogaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon kompaninë 'Pastrimi' të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.

Sipas tij, janë duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojnë me grumbullim të mbeturinave.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë 'Pastrimi' të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai. /Telegrafi/