Zjarr në një automjet pranë Tregut të Gjelbër, ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve
Një automjet është përfshirë nga zjarri të dielën në hapësirën pranë Tregut të Gjelbër në kryeqytet, por falë reagimit të shpejtë të njësive emergjente, zjarri është lokalizuar dhe shuar brenda një kohe të shkurtër.
Ekipet e Zjarrfikësve të kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe shërbimet tjera emergjente, u mobilizuan menjëherë pas marrjes së informatës për incidentin. Koordinimi efikas dhe ndërhyrja profesionale ndaloi përhapjen e zjarrit në objektet përreth dhe mbrojti jetën e qytetarëve.
Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, i cili ndoqi nga afër dhe koordinoi veprimet e ekipeve në terren.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është nën hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit. /Telegrafi/


