Please enter at least 3 characters.

Zidane në konferencën e parë për shtyp pas rikthimit flet për gjendjen e Iscos dhe Marcelos

2019/03/Zinedine-Zidanez.jpg
340:"MADRID, SPAIN - MARCH 11: (EDITORS NOTE: THIS IMAGE WAS CREATED FROM ORIGINAL COLOUR FILE) Zinedine Zidane is unveiled as new Real Madrid manager at Estadio Santiago Bernabeu on March 11, 2019 in Madrid, Spain. Zinedine Zidane returns as Real Madrid manager just 10 months after leaving the Spanish club. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas rikthimit në postin e trajnerit të Real Madridit.

I buzëqeshur, i qetë dhe i sigurt, siç jemi mësuar ta shohim edhe më parë, ai dërgoi një mesazh optimizmi për tifozët.

Francezi ka folur edhe për mesfushorin spanjoll, Isco, duke thënë se lojtari dëshiron të luajë ashtu sikurse ne.

"Ne jemi këtu për të menduar për futbollin dhe Isco bën të njëjtën gjë. Isco dëshiron të luajë dhe asgjë më tepër", pohoi strategu.

Ai më tutje ka folur edhe për gjendjen e fundit të Marcelos, duke thënë se ka shenja të përmirësimit.

"Unë e shoh atë mirë, këto ditë të fundit e kam parë mirë. Ai nuk ka luajtur shumë, është e vërtetë, por është një profesionist dhe është i sigurt se ka stërvitur mirë. Unë e shoh Marcelo në gjendje të mirë dhe të etur", tha ai.

Ndryshe, Zizu pas dhjetë muajve do ta drejtojë skuadrën madrilene të shtunën kundër Ceta Vigos. /Telegrafi/