Please enter at least 3 characters.

Zidane: Më pëlqen Pogba, Morata e ka forcuar Realin

2016/07/ZIDANE.jpg

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar se i pëlqen Paul Pogba por “për momentin ai është futbollist i Juventusit”.

Mesfushori francez është i lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër”, me raportimet e fundit se Reali është duke grumbulluar paratë për të bërë një ofertë zyrtare.

“Jam shumë i lumtur me skuadrën që kam në dispozicion”, ka thënë Zidane në një konferencë për media në Montreal. “Është e vështirë të përmirësohemi”.

“Pogba? Sigurisht që më pëlqen, por ai është futbollist i Juventusit aktualisht... Sa i përket Alvaro Moratas ai është në skuadër, është rikthyer dhe jam i lumtur për këtë. Ai është në shtëpi, e di se çfarë është të luash këtu dhe jam i lumtur që e kemi kthyer. Alvaro ka forcuar ekipin tonë”, ka shtuar Zidane.