Please enter at least 3 characters.

Zhduket këngëtari gjerman Daniel Kueblboeck, është hedhur nga anija dhe nuk ka dalë më mbi sipërfaqe

2018/09/a1-3.jpg
13:"Indeksonline2

Këngëtari i njohur gjerman, Daniel Kueblboeck, është shpallur i zhdukur!

Ai ndodhej me pushime në një anije, kur në orët e para të mëngjesit është hedhur në det.

Kueblboeck nuk ka arritur që të dal në sipërfaqe, dhe si rrjedhojë është shpallur në kërkim.

Këngëtari 33-vjeçar po bënte këtë udhëtim nga Hamburgu në New York.

Portali i njohur gjerman ‘Bild’ njoftoi se ekziston një dëshmitar okular që e pa atë teksa u hodh nga kuverta e anijes.

Zëdhënësja e anijes lundruese, Aida Cruisse, tha për mediat se ekuipazhi dhe kapiteni kanë nisur operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Daniel Kueblboeck është i njohur për hitet “Heartbeat” dhe “You drive me crazy”, ndërsa famën e arriti falë pjesëmarrjes në versionin gjerman të Pop Idol. /Telegrafi/