Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki në Shqipëri, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:

Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.

Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.

Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.

Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.

Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.

09:14 Voton kandidati i PS në Mat, Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Kandidati i Partisë Socialiste në Mat, Altin Bojni, i është drejtuar kutive të votimit ditën e sotme, në zgjedhjet lokale.

Ai ka deklaruar se sot është dita e fjalës së lirë të votuesve, teksa u bën thirrje të gjithëve të votojnë.

08:27 Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, policia do të marrë në ruajtje 473 qendra votimi

Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie.

Policia do të marrë në mbikëqyrje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, teksa sqaron se si do të vijojë me procesin e punës për sigurinë e zgjedhjeve.

07:48 Nis votimi në Cërrik, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri, procesi pa probleme

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se ka nisur votimi në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë Cërrik. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.

07:24 Katër qendra votimi në Vlorë nuk kanë nisur procesin, qytetarët nuk arrijnë të votojnë

Në shkollën industriale Vlorë ku janë katër qëndra votimi ende nuk ka nis procesi i votimit. Janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Ndërkohë qe qytetarë që kanë dashur të votonit nuk e kanë kryer për shkak se ende nuk ka nis.

07:15 Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.

07:00 Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku do të bëhen zgjedhjet që të votojnë. /Tch/