Please enter at least 3 characters.

Zëvendëskryeministri Bislimi vizitë zyrtare në Francë

2023/07/Besnik-Bislimi-raporton-ne-Komisionin-per-Integrim-Evropian-foto-Ridvan-Slivova-27-e1686753849378-1130x635-1.jpg

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/