Please enter at least 3 characters.

Zënka verbale mes Lampard dhe Klopp – trajneri anglez pendohet për fjalët e thëna vetëm shkaku i vajzave të tij

2020/07/GettyImages-1257641940.jpg
480:"LIVERPOOL, ENGLAND - JULY 22: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool gestures towards Frank Lampard, Manager of Chelsea during the Premier League match between Liverpool FC and Chelsea FC at Anfield on July 22, 2020 in Liverpool, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Phil Noble/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Frank Lampard dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një sherr me fjalë jo të vogël në pjesën e parë të ndeshjes Liverpooli-Chelsea. 

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 5-3, rezultat që ua vështirëson gjërat Chelseat në luftën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Chelseat, Lampard, iu drejtua me fjalë fyese Kloppit dhe stafit të tij, por duhet se ai është penduar për ato fjalë.

“A jeni penduar? Mendoj se për shkak të gjuhës që përdora, jam penduar, sepse gjëra të tilla shpërndahen shumë në rrjetet sociale”.

“Kam dy vajza të reja që përdorin rrjetet sociale dhe jam penduar për diçka të tillë”, ka thënë Lampard.

Pamje gjatë atij momenti (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

Duket si ai nuk është penduar aspak për fjalët e shkëmbyera me Jurgen Klopp, por vetëm për gjuhën e përdorur.

Pas ndeshjes Lampard dhe Klopp shtrënguan duart, por nuk dukej një përshëndetje e përzemërt.

Pamje nga fundi i ndeshjes (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images)

Marrëdhënia mes dy trajnerëve nuk është e mirë dhe sezonin e ardhshëm pritet të ketë më shumë rivalitet.

Liverpooli në këtë ndeshje mori trofeun e kampionit. /Telegrafi/