Please enter at least 3 characters.

Zemaj takon gjeneralin Rama: FSK-ja e gatshme për të ndihmuar parandalimin e COVID-19

2020/07/109686002_3209040515809473_869265510446819110_o.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot gjeneralin Rrahman Rama me të cilin kanë biseduar rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës. E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:Me gjeneralin Rrahman Rama biseduam rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë.Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK-së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit.Ndër të tjera konfirmova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale.Me ushtarët tanë, vajzat e djemtë FSK-së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë.Respektoni rregullat!Mbani distancën! /Telegrafi/