Please enter at least 3 characters.

Zemaj: Luftës kundër COVID-19 iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar

2020/06/Armend-Zemaj-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se luftës kundër COVID-19, iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar.

Zemaj ka thënë se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.

“Në vijim do të fillojnë̈ punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës. Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë̈ COVID-19”, ka shkruar Zemaj.

Ministri ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse.

Postimi i plotë:Kapacitetet tona po rriten.Edhe 20 inspektorë sanitar iu shtuan luftës kundër Covid-19.Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.Do të mbikëqyren nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë̈ e Shëndetësisë̈.Në vijim do të fillojnë̈ punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.Do të zbatojnë legjislacionin për Parandalimin dhe luftimin e Sëmundjeve ngjitëse.Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere.Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro - teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet.Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!Vendosni maskat!Ruajeni distancën!Mbajeni higjienën personale e kolektive! /Telegrafi/