Please enter at least 3 characters.

Zbulohet identiteti i tre pilotëve ukrainas që humbën jetën pas përplasjes së aeroplanëve

2023/08/pilots.png

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur emrat e pilotëve që humbën jetën si pasojë e përplasjes së aeroplanëve stërvitor në rajonin Zhytomyr.

Bëhet fjalë për pilotët Vyacheslav Minka, Serhiy Prokazin dhe Andriy Pilshchikov i njohur me nofkën "Juice", transmeton Telegrafi.

Incidenti kishte ndodhur të premten gjatë një misioni.

“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy aeroplanëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, patën deklaruar Forcat Ajrore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, ka paralajmëruar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat e përplasjes së dy aeroplanëve luftarak ukrainas. /Telegrafi/