Please enter at least 3 characters.

Zbulohet formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Ukraniës  

2017/10/p-1-e1507309663859.jpg
220:"Kosovo's Leart Paqarada, left, challenges Ukraine's Andriy Yarmolenko during their World Cup Group I qualifying soccer match at the Jozef Pilsudski Stadium in Krakow, Poland, Sunday, Oct. 9, 2016. (AP Photo/Alik Keplicz)
2:"AP

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me kombëtaren e Ukrainës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Kosova është nikoqire e Ukrainës në takimin e parafundit të grupeve për eliminatoret në kampionatin botëror.

Ndeshja pritet të filloj nga ora 20:45 në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe është e fundit për Kosovën si vendas.

Ky takim i fundit si vendas është shumë i vlefshëm për Kosovës, pasi duan të marrin një rezultat pozitiv, për vet lojtarët dhe tifozët.

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku pritet të luaj me disa ndryshime ndaj Ukrainës, për dallim nga ndeshjet e kaluara.

Bunjaku pritet t’i bëjë katër ndryshime për dallim nga ndeshja e fundit e humbur nga Finlanda me rezultat minimal 1-0.

Sipas burimeve të Telegrafit, Bunjaku pritet t’i jap hapësirë për debutim mesfushorit llapjan, Besar Musolli, ndërsa titullar pritet të jenë edhe Besar Halimi, Bersant Celina dhe Vedat Muriqi.

Formacioni i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paqarada; Kryeziu, Musolli; Rashica, Halimi, Celina; Muriqi