Zanfina ka një lajm të mirë për fansat
01/07/2015
Zanfina Ismaili ka vendosur që të sjell një këngë të re në skenën muzikore.
Ajo për Telegrafin ka konfirmuar se të premten do të filloj xhirimet për videon e këngës më të re të titulluar “Nuk po të shoh”, e cila do të jetë ritmike dhe një hit veror.
“Po të premten do të filloj xhirimet e klipit më të ri të titulluar “Nuk po të shoh”. Kënga është ritmike dhe do të xhirohet në Prizren”, ka thënë për Telegrafin, Zanfina.
Këngëtarja ka bërë të ditur se kënga është realizuar nga produksioni Max Productions, ndërsa për videon do të përkujdeset XL Productions. /Telegrafi/


