Please enter at least 3 characters.

Zanetti flet për shortin e Interit ndaj Eintrachtit në Ligën e Evropës dhe situatën e Icardit

2019/02/Icardi-Zanetti.jpg
271:"MILAN, ITALY - MAY 10: Mauro Icardi (L) of FC Inter Milan celebrates his goal with team-mate Javier Zanetti during the Serie A match between FC Internazionale Milano and SS Lazio at San Siro Stadium on May 10, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Javier Zanetti ka folur për shotin e Ligës së Evropës ndaj Eintracht Frankfurtit dhe situatës së sulmuesit Mauro Icardi.

Zanetti ka folur pas shortit të sotëm (e premte) duke cilësuar ekipin gjerman si kundërshtar të vështirë, teksa foli edhe për Icardin.

"Ekipet gjermane janë gjithmonë të vështirë për tu mposhtur, kështu që do të duhet të punojmë shumë për të kaluar", ka thënë fillimisht Zanetti për Sky Sport Italia.

"A jemi favoritë? Interi duhet gjithmonë të përpiqet të shkojë deri në fund të rrugës në çdo garë, ndërsa jemi në dijeni se ka ekipe të tjera të forta".

"Ne do të përpiqemi, kushtet për të bërë mirë janë në vend. Interi është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit dhe jam i bindur se ne mund të arrijmë".

"Mauro është një lojtar i rëndësishëm për ne", shtoi legjenda e zikaltërve.

Icardi dhe Zanetti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Ne shpresojmë ta kemi atë për këto ndeshje. Unë besoj se kur ka probleme në dhomat e veshjes, ju duhet t'i zgjidhni ato brenda vendit".

"Ky grup mund të bëhet më i fortë dhe më i fortë. Dua që ne të krijojmë kushtet që të mund të vazhdojmë të fitojmë".

"Më vjen keq për situatën që është ngritur, por përsëris: duhet të sqarohet me mendimin e parë që është e mira e ekipit".

"Përsëri kapiten? Vendimi nuk është marrë lehtë, prandaj nuk mendoj se do të ndryshojë. Nuk kam biseduar me të ende", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/