Please enter at least 3 characters.

Zaiminën e puthin pa leje! (Video)

2017/01/zajmii-e1484745730946.jpg

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është gjithmonë e pranishme në media, dhe kjo gjë rrallë herë ndodh për aktivitetin e saj muzikor.

Shpesh janë postimet e saj në rrjetet sociale ato të cilat bëjnë që bukuroshja Vasjari të jetë mjaft e përfolur.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story ku shfaqet pranë mikut të saj, gazetarit Artan Telaku.

Në një moment ky i fundit është afruar pranë këngëtares dhe i ka dhuruar një puthje, teksa në mbishkrimin e videos, Zaimina është shprehur se këtë gjë ai e ka bërë pa leje.

"Kështu është kur më puth pa leje", shkruan Zaimina në Instagram Story. /Telegrafi/