Please enter at least 3 characters.

Zaev: Prioritet i qeverisë së re do të jetë e ardhmja euro-atlantike e Maqedonisë

2017/05/Zaev-Winton.jpg
6:"Picasa

Lideri i LSDM-së, njiherit mandatar për formimin e qeverisë së re, ka realizuar një takim me shefen e përhershme të misionit të UNDP-së në Shkup, Luisa Winton, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është theksuar nevoja që Maqedonia të kthehet ne perspektivën dhe integrimet në organizatat euro-atlantike. Zaevi ka pohuar se e ardhmja euro-atlantike e Maqedonisë është parësore në qeverinë e re reformuese.

Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për zhvillimet e përgjithshme demokratike në vend, për reforma gjyqësore, për politikat ekonomike dhe sociale./Telegrafi/