Please enter at least 3 characters.

​Yllza Hoti zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

2021/04/yllza-e1617797638643.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për zëvendësimin e Vjosa Osmanit, deputete të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vend të Osmanit, deputete në Parlamentin e Kosovës do të jetë Yllza Hoti, kandidatja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje, me 5,929 vota.

Ndryshe, mbledhjen e KQZ po e kryeson Cemajl Kurtishi, pasi kryetarja Valdete Daka është infektuar me coronavirus.