Please enter at least 3 characters.

Ylli i madh i Bayern Munichut në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madridit

Real Madridi do të nisë sfidën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich si ekip jo favorit për fitore, por ekziston shpresa se mund të kualifikohen në gjysmëfinale duke eliminuar gjigantin e Bundesligës.

Shanset e tyre do të rriteshin ndjeshëm nëse Harry Kane nuk do të ishte i përfshirë në njërën nga ndeshjet, gjë që po duket gjithnjë e më e mundshme në këtë fazë.

Kane mungoi në humbjen e Anglisë ndaj Japonisë në miqësoren e javës së kaluar për shkak të një dëmtimi të lehtë, dhe megjithëse pritet që ai të mos ketë probleme serioze, dyshimet mbi disponueshmërinë e tij për ndeshjen e parë të javës së ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’ vazhdojnë.

Bayern ende nuk e di nëse ai mund të udhëtojë për në Madrid, por ndërkohë, ai është përjashtuar nga ndeshja e fundjavës kundër Freiburg, sipas Sky Germany.

Klubi gjerman nuk po merr asnjë rrezik me Kane, prandaj kanë vendosur që ai të mos luajë para ndeshjes kundër Real Madridit.

Fokus i tyre është të sigurojnë që ai të jetë i gatshëm për të nisur sfidën në Bernabeu, dhe nëse ndodh kështu, shanset e tyre për të marrë një avantazh për ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Arena’ do të rriten ndjeshëm.

Ky ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për Kane, i cili ka shënuar 48 gola në 40 paraqitje me klubin në të gjitha kompeticionet.

Bashkëpunimi i tij me Michael Olise dhe Luis Diaz ka shkaktuar shumë dëme për shumë ekipe, dhe Real Madrid mund të përballet me të njëjtën sfidë nëse ai rezulton i gatshëm për përballjen e javës së ardhshme në ‘Bernabeu’./Telegrafi/