Ylli i madh anglez mund të konsiderohet lojtar i ri i Arsenalit
Mbrojtësi anglez, Ezri Konsa thuhet se ka përfunduar transferimin te Arsenali nga Aston Villa, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 55 milionë funte (65 milionë euro).
Arsenali ka finalizuar transferimin e mbrojtësit anglez Ezri Konsa nga Aston Villa, duke i dhënë Mikel Artetës një tjetër përforcim të rëndësishëm në repartin mbrojtës.
Sipas raportimit të The Athletic, tarifa fillestare e transferimit është 51 milionë funte (60 milionë euro), ndërsa Aston Villa mund të përfitojë edhe 4 milionë funte (5 milionë euro) të tjera në formën e bonuseve.
🚨 Ezri Konsa completes move from Aston Villa to Arsenal. Final transfer fee for 28yo defender £51m + £4m add-ons to #AVFC. England international underwent #AFC medical yesterday & has now put pen to paper on 4yr contract with option of 5th @TheAthleticFChttps://t.co/9Cf7W3wODd
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 21, 2026
Konsa, 28-vjeçar, ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur kontratë katërvjeçare me Arsenalin, me opsion për një sezon të pestë.
Transferimi vjen në një moment të rëndësishëm për “Topçinjtë”, të cilët kanë probleme me dëmtimet në mbrojtje, veçanërisht pas mungesës së gjatë të William Salibas. Konsa mund të luajë si qendërmbrojtës, por gjithashtu mund të mbulojë edhe krahun e djathtë.
Anglezi largohet nga Aston Villa pas 286 paraqitjeve për klubin dhe tashmë nis një kapitull të ri në karrierën e tij, me objektivin për të ndihmuar Arsenalin në luftën për trofe në sezonin e ri.
Konsa pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për Artetën dhe një tjetër goditje e Arsenalit në afatin kalimtar veror, teksa klubi synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese. /Telegrafi/


