Ylli i Arsenalit thyen heshtjen dhe flet për Gyokeres mes zërave për kalim në Londër
Ylli i Arsenalit, Gabriel, ka ndarë mendimin e tij për Viktor Gyokeres, teksa sulmuesi i Sporting Lisbonës është shumë pranë një transferimi te skuadra londineze. Gabriel foli në një intervistë të gjerë për The Athletic para fillimit të sezonit të ri, ku ndër të tjera u prek edhe çështja e përforcimeve që po synon Arsenal, përfshirë dhe afrimin e Gyokeres.Duke iu referuar përballjes mes Arsenalit dhe Sportingut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Gabriel tha se ndeshja ndaj Gyokeres ishte një ‘sfidë e madhe’ për të si mbrojtës.Megjithatë, braziliani është shprehur entuziast për mundësinë që sulmuesi suedez t’i bashkohet skuadrës dhe theksoi se ai dhe bashkëlojtarët e tij duan që klubi të sjellë lojtarët më të mirë, me synimin që pas tre sezonesh të përfunduara në vendin e dytë, më në fund të fitojnë titullin e parë të Ligës Premier pas 21 vitesh.


