Please enter at least 3 characters.

Yll Limani flet për albumin e ri: Çlirim shpirtëror për këdo që mban emocione brenda

Yll Limani

Këngëtari Yll Limani ka folur hapur për prapaskenat dhe emocionet që fshihen pas albumit të tij më të ri, gjatë një interviste në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai theksoi se muzika për të nuk është vetëm art, por një mënyrë për t’u çliruar emocionalisht dhe për t’u lidhur sinqerisht me dëgjuesit.

Sipas Limanit, këngët e tij synojnë t’u shërbejnë njerëzve në momentet kur ndihen të mbingarkuar emocionalisht.

- YouTubewww.youtube.com

Vëmendje të veçantë mori kënga “Kthem”, e cila është përfshirë e fundit në album dhe i kushtohet mërgimtarëve.

Ylli rrëfeu se fillimisht kishte dilema për ta publikuar, nga frika se mos interpretohej si një përpjekje për të fituar simpati nga diaspora.

- YouTubewww.youtube.com

Këngëtari theksoi se puna në album për të ka qenë një proces i ngjashëm me një seancë psikologjike, duke e përshkruar si një pastrim të brendshëm dhe një përballje me ndjenjat personale.

Në këtë frymë, Limani shpjegoi edhe mesazhin e albumit “Thirrëm sot ose nesër”, i cili fton njerëzit të jenë më të sinqertë me emocionet dhe më të afërt me njëri-tjetrin.

- YouTubewww.youtube.com

Ylli ndërkaq vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur e më të suksesshëm në muzikë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com