Please enter at least 3 characters.

Yjet e Bayernit shkojnë me partneret në Oktoberfest, ku takojnë një person të veçantë (Foto)

2016/10/bayern-2.jpg

Yjet e Bayern Munichut janë shoqëruar nga gratë apo të dashurat e tyre në Festivalin e njohur të birrës, Oktoberfest.

Të veshur me rroba tradicionale, bavarezët kanë pozuar për fotografët në evenimentin e famshëm të Munihut.

Thomas Muller dhe gruaja e tij, Lisa, ishin të disponuar gjatë setit fotografik në Oktoberfest.

Futbollistët e klubit më të madh gjerman janë takuar me njeriun më të shpejtë në botë, Usain Bolt.

Disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me të.

David Alaba ka pozuar me legjendën olimpike.

Oktoberfest mund t’u shërbejë lojtarëve të Bayernit që të kthjellen pas barazimit të papritur ndaj Kolnit. /Telegrafi/

Carlo Ancelotti dhe Mariann McClay ishin po ashtu të pranishëm në këtë festival.