Xhaka flet për transferimin e tij tek Arsenali
02/04/2016
Granit Xhaka ka mohuar spekulimet që e lidhnin atë me një transferim tek Arsenali gjatë kësaj vere.
Ylli shqiptar i Borussia Monchengladbachut besohet se është cak i londinezëve, me Arsene Wengerin që është duke kërkuar përforcimin e mesfushës.
Mediet gjermane kanë pohuar se bisedimet mes Arsenalit dhe Xhakës kanë filluar, përkundër interesit nga Liverpooli, por përfaqësuesi i Zvicrës ka mohuar këto bisedime.
“Po flitet për bisedime me Arsene Wengerin. Ky është spekulim që vazhdon qe një vit. Askush nuk ka ardhur nga Londra për të kryer marrëveshjen”, ka thënë Xhaka. /Telegrafi/


