Please enter at least 3 characters.

Xhaka: Emery më ka përmirësuar si lojtar

2018/10/xhaka-emery.jpg

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka beson se Unai Emery tashmë e ka përmirësuar atë si një lojtar.

Reprezentuesi zviceran pati shumë kritika gjatë sezonin të fundit nën urdhrat e Arsene Wenger, por ka bërë përmirësim të vazhdueshëm këtë sezon nën trajnerin Emery.

26-vjeçari ka nisur çdo ndeshje të Ligës Premier për Topçinjtë dhe ka qenë një figurë qendrore në serinë e tyre mahnitëse me nëntë fitore radhazi në të gjitha garat.

Xhaka shpesh është veçuar për ndërhyrjet e tij të nxituara në mes të fushës, por beson se shefi i ri i Arsenalit tashmë e ka përmirësuar lojën e tij.

Mesfushori, i cili luajti në humbjen 2-1 të Zvicrës në Belgjikë të shtunën, nuk ka dyshim se Emery duhet të falënderohet për ringjalljen e tij.

"Në nivel taktik, menaxheri më ka ndihmuar me të vërtetë", ka thënë fillimisht Xhaka për Daily Mail.

"Kemi nevojë për kohë për të njohur karakterin dhe filozofinë e menaxherit të ri".

"Është duke shkuar mirë dhe po përmirësohem, por ne mund të përmirësohemi ende", përfundoi mesfushori me prejardhje shqiptare.

Emery ka zgjedhur të përdorë Xhakën si pjesë e një mesfushe dyshe, ku filloi sezonin së bashku 19-vjeçarin Matteo Guendouzi, por në javët e fundit, mesfushori i Uruguait, Lucas Torreira është partneri i tij. /Telegrafi/