Please enter at least 3 characters.

Xhaferi takon 16 ambasadorë të shteteve të BE-së, do të takojë edhe mediat

2017/05/Talat-Xhaferi-në-zyrën-e-Kuvendit.jpg

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka takim me 16 ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim erdhën ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Për pasdite është paraparë një takim i kryetarit Xhaferi me përfaqësues të mediave ku pritet të shkëmbehen mendime për gjendjen e tanishme në Maqedoni./Telegrafi/