Please enter at least 3 characters.

Wilder thotë se mezi pret rimeçin: E keni parë Furyn më të mirë, por akoma nuk më keni parë mua

2018/12/DeontayWilderTysonFurykon-e1543961968100.jpg
316:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 03: Professional boxer Deontay Wilder (L) reacts to what Tyson Fury says onstage during their press conference to promote their upcoming December 1, 2018 fight in Los Angeles at The Novo by Microsoft on October 3, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Victor Decolongon/Getty Images)
12:"Getty Images

Deontay Wilder ka konfirmuar se e ka në plan të ndeshet sërish me Tyson Furyn pas barazimit kundërthënës në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Britaniku i dominoi raundet më Staples Center, mirëpo nuk arriti të shpallej fitues, pasi amerikani e rrëzoi dy herë dhe në këtë mënyrë e mbrojti titullin WBC.

Pas meçit të dy boksierët shprehën dëshirën për t'u ndeshur, ndërsa kjo gjë tashmë është konfirmuar nga 'Bomberi i bronztë'.

(Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

"Gjyqtari Jack Reiss është një gjyqtar i mrekullueshëm, me të cilin e kam pasur rastin të punoj në disa raste dhe ka bërë punë të shkëlqyer. Dhe në fund të fundit, fiton boksi".

"Tifozët janë fituesi i vërtetë dhe mezi pres duelin 'Wilder-Fury 2'. Për t'u dhënë funt fjalëve kundërthënëse njëherë e përgjithmonë!", ka shkruar 33-vjeçari në Instagram.

Pos raundit në të nëntë dhe të 12, britaniku bëri një punë të shkëlqyer duke iu shmangur goditjeve të fuqishme të amerikanit, ndërkohë që merrte vazhdimisht pikë.

Ashtu që performanca e Furyt i ka lënë përshtypje edhe kampionit në fuqi të WBC-së.

"Nuk mora asgjë nga ky meç, por ne e fituam këtë duel. Ju e patë Furyn më të mirë, por jo edhe Wilderin më të mirë, por megjithatë unë ia dola ta kryej punën", ka theksuar boksieri nga Alabama. /Telegrafi/