“West End Girl” në Cornwall, Lily Allen mahnit në skenë me korse sateni dhe dantella
Lily Allen rikthehet fuqishëm në skenë, teksa performoi shfaqjen e saj “West End Girl” në Festivalin Boardmasters në Newquay, Cornwall.
Këngëtarja 41-vjeçare kryesoi festivalin të shtunën, duke sjellë në skenë albumin e saj “West End Girl”, i cili u publikua vitin e kaluar dhe trajton ndarjen e saj të trazuar nga aktori David Harbour.
Gjatë performancës, Allen tërhoqi vëmendjen me veshjet e saj. Ajo fillimisht u shfaq me një fustan të artë, të cilin më vonë e hoqi për të zbuluar një korse sateni dhe të brendshme të zeza me dantella, shkruan DailyMail.
Më pas, ajo u shfaq me një fustan rozë të tejdukshëm, ndërsa performanca kishte një format më teatral sesa një koncert tradicional.
“West End Girl” zgjat rreth 55 minuta dhe është konceptuar si një shfaqje skenike me një artiste të vetme, pa ndërveprim me publikun apo performancë shtesë në fund.
Paraqitja e saj në Boardmasters vjen në një moment të rëndësishëm të rikthimit të saj muzikor.
Allen do të jetë gjithashtu në qendër të një dokumentari të ri të Prime Video, i cili do të rrëfejë rrugëtimin e saj nga “Mbretëresha e MySpace” deri te një prej artisteve më të njohura të muzikës moderne.
Dokumentari i drejtuar nga Mat Whitecross, pritet të publikohet në vitin 2027. /Telegrafi/


