Wenger flet pas golit të parë të shënuar nga Lacazette
13/07/2017
Arsene Wenger ka folur pas debutimit me gol të transferimit të ri të skuadrës, sulmuesit francez, Alexandre Lacazette.
Lacazette ka bërë debutimin e tij me skuadrën e Arsenalit gjatë një miqësore para-sezonale në Australi ndaj skuadrës së Sydneyt.
Në këtë takim Arseanli fitoi me rezultat 2-0 ku sulmuesi francez ka gjetur edhe golin, teksa Wenger ka theksuar se nga sulmues gjithmonë priten golat.
“Është e rëndësishme për të të shënojë golin e parë. Nga ju pritet që të shënoni kur jeni një sulmues”, ka thënë fillimisht Wenger pas ndeshjes.
“Ju mund të shihni që ai ishte i lumtur, por mbi të gjitha ne ishim duke kërkuar një lojë me ritëm dhe për të zhvilluar lojën tonë kolektive”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/


