Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë ka mbajtur dje ceremoninë zyrtare për zgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2024.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar sportistët e dalluar të vitit 2024, për të cilët tha se janë krenaria e qytetit, shkruan Telegrafi.
“Sot, në një ceremoni të veçantë shpallëm "sportistët më të dalluar të vitit 2024", duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre gjatë vitit që lamë pas. Urime për të gjithë të vlerësuarit – jeni krenaria e qytetit tonë”, ka thënë Idrizi.
Çmimet kryesore u ndanë për: Sara Pllana – Sportistja më e dalluar, Aldrin Imeri – Sportisti më i dalluar, Malvina Haziti – Sportistja më e dalluar dhe Dardan Menxhiqi – Sportisti më i dalluar.
Po ashtu me çmime u nderuan: trajnerët më të suksesshëm të vitit, klubet më të dalluara në kategori të ndryshme, punëtorët sportiv të dalluar, pedagogë të shkollave për kontribut në sport, gjyqtarët sportive dhe veteranët e sportit e referimit. /Telegrafi/


