Vullkani shpërtheu në gadishullin Reykjanes të Islandës - mijëra të evakuuar
19/12/2023
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore pas javësh të tërmeteve intensive.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll.
Shpërthimi filloi në veri të qytetit në orën 22:17 me orën lokale, tha Icelandic Met Office.
Rajoni rreth kryeqytetit Reykjavik ka përjetuar një rritje të aktivitetit të tërmeteve që nga fundi i tetorit.
Zyra e Meteorologjisë tha se shpërthimi ndodhej rreth 4 km (2.5 milje) në veri-lindje të Grindavik dhe aktiviteti sizmik po lëvizte drejt qytetit. /Telegrafi/


