Please enter at least 3 characters.

Vulë si këtë duhet ta keni edhe ju në pasaportën tuaj (Foto)

2017/03/pasaporta-e-maqedonisë.jpg

Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia do t'u vendoset vulë në pasaportë, ku shkruan se ky dokument është i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo vjen pas ndryshimit të emrit, ndërsa sipas marrëveshjes së Prespës, dokumentet e qytetarëve me emrin e vjetër do të vlejnë deri në 5 vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me procedurën për blerjen e dokumenteve të reja të udhëtimit, me çka dokumentet e reja me emrin e ri pritet të jepen nga fundi i vitit./Telegrafi/