Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Nga nesër, nuk do të jem më kryetar i SNS-it

2023/05/1685125698-Tan2023-05-2620251593_5-750x500-1.jpg
530:"Beograd, 26. maja 2023.- Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ je veèeras na skupu "Srbija nade" poruèio da je najvažnije pitanje za društvo, koje se èulo posle tragedija 3. i 4. maja, koje je postavila majka jedne od ubijenih devojèica - èemu smo uèili decu, èemu ih uèimo danas i šta æemo da ih uèimo sutra. Graðani su skandirajuæi doèekali predsednika sa - Aco Srbine, a on ih je zamolio za minut æutanja za nastradale tragedijama u OŠ Vladislav Ribnikad i u Mladenovcu. FOTO TANJUG/ MILOŠ MILIVOJEVIÆ/ bg
6:"TANJUG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga nesër nuk do të jetë më kryetar i Partisë Progresive Serbe.

"Kjo është mbrëmja e fundit që unë do t'ju bashkohem si president i SNS", tha Vuçiq në mitingun "Serbia e Shpresës" në Beograd.

Ai tha se nga nesër Partia Progresive Serbe do të ketë dikë tjetër në krye ndërsa Vuçiq do të jetë vetëm “kryetar i të gjithë qytetarëve”, e jo kryetar i ndonjë partie politike.

Ai gjithashtu njoftoi se do të mbetet një anëtar "besnik" i SNS-it, raporton N1.

"Mos u shqetësoni, unë nuk do të shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se për Vidovdanin do të fillojë formimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin”, dhe se do të kërkojë nga SNS që të jetë “shtylla e gjithë kësaj”.

Ndryshe, Vuçiq ka mbajtur një tubim sot duke iu kundërvë protestave të përjavshme të qytetarëve të pakënaqur “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive. /Telegrafi/