Vrasja e Ismail Lulit: Vetëvritet nga turpi daja i Mario Memës
25/07/2015
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane nëna e Marios.
“Im vëlla u vetëvra sot”, ka thënë Vera Mema.
Mësohet se daja i adoleshentit është gjetur i vetëvarur nga i biri 12-vjeçar.
Ndërkohë, Vera Mema nuk i beson versionit të Igli Metës për përfshirjen e djalit të saj në krim.
“Pas një jave ndërroi qëndrim. Mario është një viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë, përse të fajësohet im bir”, është shprehur ajo. /Top Channel/


