Please enter at least 3 characters.

Vranët, vende-vende riga shiu

2023/08/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë riga shiu.

IHK njofton se sot parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/