Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe riga shiu, në disa zona edhe shkarkime rrufesh

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

IHK njofton se në disa zona parashihen edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/