Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe ftohtë, vende-vende riga shiu

2024/12/sheshi-Nene-Tereza-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë  nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/