Please enter at least 3 characters.

Voziti 146 km/h, policia e dënon shoferin me 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për tre muaj

2024/05/441183382_752458197094441_479975355417668833_n.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer, i cili ka tejkaluar shpejtësinë në autostradë.

Policia njofton se ndaj tij u shqiptua gjoba prej 300 euro, tri pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit.

"Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 146 km/h, i njëjti është gjobitur 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik", bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/